Një qytetar ka mbetur i lënduar pasi është goditur nga vetura në rrugën “Agron Rrahmani në Prishtinë, mesditën e sotme. Si pasojë, ai ka pranuar tretman mjekësor.
Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Agron Rrahmani” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit Pllana.
Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit.