Kronikë

Një person gjendet i vdekur në një shtëpi të pabanuar në Lipjan

Shiriti i Policisë

Foto: Ilustrim

Një person është gjetur i vdekur gjatë paradites të së martës në Lipjan.

Policia ka njoftuar se viktima është gjetur i shtrirë në një shtëpi të pabanuar rreth 200 metra larg shtëpisë së tij.

Rasti po trajtohet nga policia si “hetim mbi vdekjen”.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.