Një person dyshohet se është therë me thikë gjatë mbrëmjes të së dielës në Fushë-Kosovë.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka njoftuar se viktima është dërguar për trajtim mjekësor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas saj, rasti është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 20:00 në rrugën “Nënë Tereza” të kësaj komune.
“Sonte rreth orës 20:00, policia ka marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën ‘Nëna Terezë’ në Fushë-Kosovë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.