Është caktuar masa e paraburgimit kundër të pandehurit H.V për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “vrasja në tentativë” dhe dy vepra të tjera.
Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit H.V. që dyshohet se më 13 qershor kishte kryer tentim vrasje. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë, ku rreth orës 21:30, i pandehuri për shkak të një mosmarrëveshjeje, kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të një banese ku jetonin disa persona me qira.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjykata tha se ai e kishte vënë në rrezik jetën e disa personave, e nga të shtënat ishte prekur edhe një objekt tjetër. Në vendim u tha se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit “pasi që nëse i pandehuri lihet në liri, paraqet rrezik që të ikë dhe të shmanget nga procedura penale”.
Ai dyshohet për “vrasje në tentativë”, “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.