Kronikë

Një muaj paraburgim pasi dyshohet se tentoi ta vriste ish-bashkëshorten

paraburgim

Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen në tentativë ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se masa e paraburgimit është caktuar nga 20 janari dhe do të zgjasë deri më 19 shkurt.

“Masa e paraburgimit është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri E.I. ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”. Veprimi dyshohet se është kryer ndaj ish-bashkëshortes së tij, dhe paraburgimi është caktuar mbi bazën e kushteve ligjore të parapara me Kodin e Procedurës Penale”, thuhet në njoftim.