Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjykata Themelore në Pejë të shtunën i ka caktuar një muaj paraburgim 54-vjeçarit T.P., i cili dyshohet për veprën penale “Dhunimi”.
I pandehuri dyshohet se ka dhunuar një 13-vjeçare në një fshat të Istogut.
Sipas njoftimit të Gjykatës, paraburgimi do të zgjasë deri më 28 shkurt.
“Masa e paraburgimit është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri T.P. ka kryer veprën penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1, si dhe lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa paraburgimi është caktuar mbi bazën e kushteve ligjore të parapara me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.