Një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra nga një aksident komunikacioni në Krushë të Madhe, në Rahovec.
Zëdhënësi i Policisë rajonale për Gjakovë, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar për KosovaPress, se rasti ka ndodhur rreth orës 17:15, në rrugën që lidh Gjakovën me Prizrenin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Policia iu ka përgjigjur rastit, ku të përfshirë në aksident kanë qenë një automjet dhe një këmbësor mashkull i moshës madhore. Këmbësori është dërguar për trajtim mjekësor, nga jemi njoftuar se i njëjti ka ndërruar jetë”, ka thënë Elezaj.
Shoferi i automjetit, i dyshuar për përfshirje në aksident, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.