Kronikë

Një i vdekur nga aksidenti në Bresje

aksident

Foto: Ilustrim

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të trafikut në rrugën Bresje-Fushë Kosovë, të shtunën.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

Në vendngjarje janë njësitë emergjente dhe zjarrfikësit.

“Rreth orës 16:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në Bresje-F.Kosovë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion. Në vend-ngjarje është ftuar njësia emergjente dhe zjarrfikësit. Ekipi mjekësor ka konstatuar se një person është pa shenja jete. Njësitet përkatëse policore janë duke u marrë me rastin”, ka thënë për KOHËN zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.