Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një i vdekur në një aksident trafiku në rrugën Prizren – Suharekë

Foto: Ilustrim

Foto: Ilustrim

Një preson ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në rrugën Prizren-Suharekë. 

Sipas Policisë personi i vdekur është rreth 40-vjeç. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Bazuar në informacionet e para në këtë aksident janë të përfshira dy automjete me targa vendore, ku si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se një person ka ndërruar jetë (mashkull  rreth 40 vjeçar ). Vdekjen e tij e ka konstatuar stafi përgjegjës i Emergjencës së QMF në Suharekë”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

Sipas njoftimit lidhur me rastin dhe mjetet e përfshira në aksident, janë duke u kryer hetimet nga njësia e Trafikut Rajonal e Prizrenit. 

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë, prokurori i rastit dhe njësitet tjera relevante. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë dërgohen në IML Prishtinë, ndërsa i dyshuari pas marrjes së ndihmës së parë ndalohet për 48 orë në ndalim policor me urdhër të prokurorit të Shtetit”, thuhet në njoftim.