Kronikë

Një i plagosur pas një përleshjeje mes disa personave në Suharekë

Vrasje - plagosje - Shiriti i policise - forenzika - Policia

FOTO: Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një përleshjeje mes disa personave që ka ndodhur të shtunën në Suharekë.

Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 11:40, autoritetet kanë pranuar informatën për një përleshje, e cila ka eskaluar me plagosjen e një personi me armë zjarri.

I plagosuri është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në Emergjencën e Suharekës.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes menjëherë pas raportimit dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, në përputhje me procedurat standarde policore.