Një person është plagosur nga të shtënat me armë të premten në mbrëmje në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rreth orës 20:00 është raportuar për të shtëna me armë, ndërsa njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPersoni i plagosur, një mashkull, është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Siç kanë thënë dëshmitarët për KOHËN, personi i plagosur është një taksist. Sipas dëshmitarëve, arma është shkrepur dy herë.
VIDEO: