Pesë persona janë arrestuar në Gjakovë pas një përplasjeje fizike, të cilën Policia po e heton si vrasje në tentativë. Njëri nga ta është plagosur me armë zjarri.
Policia në raportin 24-orësh ka njoftuar se në mesin e pesë të arrestuarve është edhe një grua, ndërkaq tre prej tyre janë me nënshtetësi gjermane.
“Si pasojë, njeri prej tyre ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës. Arma e zjarrit e përdorur në rast me një karikator me katër fishekë dhe një gëzhojë janë konfiskuar”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar.
Rasti është duke u hetuar.
-
Përleshje në Gjakovë, arrestohen shtatë persona dhe konfiskohet një armë
-
Të shtëna me armë në Gjakovë pas një mosmarrëveshjeje, një i arrestuar
-
Dorëzohet në Polici i dyshuari për plagosjen në Pejë
-
Plagosja e katërfishtë në Podujevë, tri armë u gjetën në vendngjarje e të tjera gjatë bastisjeve
-
Konflikti familjar në Podujevë përfundon me katër të plagosur me armë zjarri