Kronikë

Një i mitur dyshohet se u dhunua në Ferizaj, autori ende i paidentifikuar

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën në stacionin policor në Fushë-Kosovë është pranuar informacioni lidhur me një rast të dyshuar të abuzimit të një të mituri. 

Bazuar në dyshimet e ngritura, i mituri është kontaktuar përmes rrjeteve sociale nga një person dhe dyshohet se është dhunuar nga ai në Ferizaj. 

Policia ka thënë se është duke punuar për ta identifikuar të dyshuar dhe përcaktuar vendndodhjen e tij. 

“Më datë 15.12.2025, rreth orës 11:00, policia e stacionit policor në Fushë Kosovë, ka  pranuar informacionin lidhur me një rast të dyshuar të abuzimit ndaj një të mituri. Dyshimet e ngritura sugjerojnë  se i mituri  është kontaktuar përmes rrjeteve sociale dhe se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur diku në territorin e Ferizajt. Specialistë të policisë për hetimin e rasteve të tilla, në bashkëpunim me institucionet relevante, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit. Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, gjithnjë duke garantuar konfidencialitetin dhe mbrojtjen e viktimës, policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Dhunimi”, përderisa po punohet intensivisht në identifikimin e të dyshuarit dhe përcaktimin e vendndodhjes së tij”, ka njoftuar Policia e Kosovës.