Një person ka pësuar lëndime të rënda si pasojë e rrahjes mes tre personave në Suharekë.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur gjatë mbrëmjes të së martës në rrugën “Brigada 123”.
I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.
Nga të dyshuarit është konfiskuar një revole me tetë fishekë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje.