Një person ka mbetur i lënduar nga një vetaksident në rrugën Prishtinë – Pejë të shtunën në mbrëmje.
Policia e Kosovës ka njoftuar se vetaksidenti ka ndodhur te vendi i njohur si “Parku i Biznesit”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rreth orës 17:20, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (Parku i Biznesit). Nga vendi i ngjarjes patrulla policore njofton se në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Patrulla e trafikut është marrë me procedurat në vend-ngjarje”, thuhet në njoftim.