Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur mes trenit dhe një mjeti pune shtypës të mërkurën në Klinë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë për KOHËN se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në emergjencë të Spitalit Rajonal.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, rasti ka ndodhur në mesditë në fshatin Shëngjergj.
“Një aksident ka ndodhur mes një mjeti pune shtypës dhe trenit në Shëngjergj të Klinës. Një person ka mbetur i lënduar dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Pejës. Rasti është raportuar në Polici rreth orës 12:40. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka thënë Gashi.