Një grua në Rahovec është rrahur nga vjehrri i saj.
Sipas raportit të Policisë, viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore dhe është vendosur në shtëpinë e prindërve të saj.
“Është raportuar se viktima ka pësuar dhunë nga vjehrri i saj. Lidhur me rastin, viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore dhe e njëjta është vendosur në shtëpinë e prindërve të saj dhe nuk ka dëshiruar urdhër mbrojtës. Ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.