Një nxënës 15-vjeçar ka vdekur të premten pas rrëzimit pa ndjenja në sallën e edukatës fizike të shkollës së mesme “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit, fëmija është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Por mjeku kujdestar ka bërë të ditur se pavarësisht trajtimit mjekësor, ai ka humbur jetën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me datë 17.04.2026, rreth orës 15:15, është pranuar një informatë se në shkollën e mesme “Kuvendi i Arbërit”, në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, një nxënës mashkull (15 vjeç), në rrethana ende të panjohura, është rrëzuar pa ndjenja në sallën e edukatës fizike. I njëjti është dërguar me urgjencë në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku, sipas mjekut kujdestar, pavarësisht trajtimit mjekësor, ka ndërruar jetë”, ka thënë për KOHËN, zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli.
Policia ka njoftuar se ekipet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë veprimet e nevojshme hetimore.
Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.