Kronikë

Një e vdekur nga një vetaksident në Drenas

aksident

Foto: Ilustrim

Një grua ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:40, në fshatin Zabel i Ulët në Drenas. 

Ajo ka qenë njëra nga katër pasagjerët që kanë qenë në veturë bashkë me drejtuesin e automjetit. 

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar si pasojë e mospërshtatjes se shpejtësisë me kushtet e rrugës, humb kontrollin mbi veturën del jashtë rruge dhe përfundon në një kanal. Si pasojë, drejtuesi dhe katër pasagjerë (tre femra dhe një mashkull kosovarë) kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK ku njëra nga pasagjeret si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e Policisë. 

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.