Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një 38-vjeçar plagoset me armë zjarri në Mitrovicë

Plagosje

Foto: Ilustrim

Një 38-vjeçar është plagosur me armë zjarri të shtunën në Mitrovicë.

Zëdhënësi i Policisë, Ilmi Prekazi, ka thënë se i plagosuri është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas tij, rasti ka ndodhur në rrugën “Shemsi Ahmeti”.

“Një mashkull rreth moshës 38-vjeçare është plagosur me armë zjarri në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë. Ai është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të vendit. Njësitet kompetente po merren me rrethanat për të zbardhur rastin”, ka thënë Prekazi.