Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve policorë, A.Sh. dhe S.K., të dyshuar për marrje ryshfeti.
Sipas aktakuzës, të dyshuarit në cilësinë e zyrtarëve policorë të Njësitit të Trafikut në Pejë, më 20 prill të vitit 2025 thuhet se në fshatin Poterq të Klinës, ndaluan një veturë Golf 8 për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe për të mos i shqiptuar gjobë i kërkuar të dëmtuarit 20 euro e më shumë që t’i dërgojë në pompën e derivateve në Pejë. Dëshmitari, punonjës i pompës së derivateve, më pas atë kartëmonedhë ia kishte dorëzuar zyrtarit policor A.Sh.
“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtore dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila ju vihet në barrë. Po ashtu, prokurori i shteti me rastin e ngritjes se aktakuzës , ka propozuar gjykatës që të pandehurve t’ju shqiptohet edhe ndalimi i ushtrimit të profesionit”, thuhet nga Prokuroria Themelore e Pejës.