Kronikë

Ngacmonte ish-bashkëshorten, i sekuestrohet armë e lirohet në procedurë të rregullt

policia

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është shoqëruar në Polici, është intervistuar dhe pastaj është liruar në procedurë të rregullt një burrë në Prishtinë, i cili dyshohet se e ka ngacmuar përmes rrjeteve sociale ish-bashkëshorten. 

Atij thuhet se i është konfiskuar një armë dhe 16 fishekë. 

Rasti është cilësuar si “ngacmim”.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në vazhdimësi përmes rrjeteve sociale kishte ngacmuar ish-bashkëshorten. Nga i dyshuari është sekuestruar një armë zjarri AK-47 me 16 fishekë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.