Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Nëna rrah mjeken pas vdekjes së djalit në Spitalin e Tiranës

QSUT

Nëna e 12-vjeçarit i cili humbi jetën në 8 janar në Spitalin Pediatrik në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë (QSUT), ka rrahur mjeken e këtij spitali me pretendimin se ajo ka neglizhuar mjekimin e djalit të saj.

Policia ka nisur hetimin mbi rastin, pas kallëzimit të mjekes së Spitalit Pediatrik.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, për shtetasen R. S., 44 vjeçe, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi ka kallëzuar shtetasja J. B., mjeke në Spitalin Pediatrik, se 44-vjeçarja ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, në ambientet e këtij spitali, me pretendimin se ajo ka neglizhuar mjekimin e djalit 12-vjeçar të shtetases R. S., i cili ka humbur jetën më datë 08.01.2025, në këtë spital”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit. 

Më 8 janar humbi jetën në QSUT, 12-vjeçari nga Maliqi. Në reagimin e saj, QSUT-ja deklaroi se i mituri u diagnostikua me miokardit akut, sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë të vdekshmërisë. /A2CNN