Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në një taksi në Prishtinë gjenden katër qese me kokainë

Policia e Kosovës

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në orët e hershme të së martës në një taksi me targa vendore në Prishtinë janë gjetur katër qese me kokainë. 

Policia ka njoftuar se është ndaluar i dyshuari dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Rr .Sami Plakolli, Prishtinë 21.01.2025 – 02:20. Njësiti policor ka ndaluar një veturë-taxi  me targa vendore me drejtues m/k. Gjatë kontrollit në veturë është gjetur dhe konfiskuar një sasi e lëndëve narkotike  4 (katër) qese të vogla që dyshohet të jetë e llojit kokainë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.  Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.