Shqiptari Liridon Kastrati (32) u shpall fajtor të martën për tentim vrasjeje nga një Gjykatë e Lartë në Paisley të Skocisë, raporton “Daily Record”.
Kastrati do ta mësojë dënimin më 19 dhjetor. Ai fillimisht akuzohej për tentim vrasjeje ndaj katër policëve, por u shpall fajtor për tentim vrasjeje të njërit prej tyre.
Kastrati kishte ndjekur me sharrë elektrike në Glasgow Road një polic më 6 maj të vitit 2024. Në video shihej Kastrati duke e ndjekur në mes të ditës policin me sharrë.
Pamjet tregojnë se si ai kalon në një furgon policie mes një turmë policësh, që përpiqen ta ndalojnë. Dhjetëra policë ishin përfshirë në rastin që ndodhi.
Polici Gary Cowan i tha gjykatë se airbagu i veturës së policisë shpërtheu dhe një burrë doli nga dera e shoferit të një automjeti VW, shikoi veturën e policisë dhe nisi të largohej.
Ai tha se burrit i ishte afruar me qëllim ta arrestonte, por kur ai ishte rreth 10 metra afër tij, Kastrati ishte kthyer te automjeti i tij dhe nxori një sharrë elektrike e nisi ta ndiqte.
Gjykatësi tha se pret një dënim të konsiderueshëm.
Avokati mbrojtës i Kastratit, John Scullion, i tha jurisë: “Z. Kastrati pranon se ai mori një sharrë elektrike nga vetura, shau dhe lëndoi policin PC Cowan. Ai e drejtoi sharrën elektrike te policët tjerë gjatë një incidenti të frikshëm. Duhet ta dënoni për atë pjesë”.
Kastrati u dënua për një akuzë të ndryshuar. Gjykatësi Gallacher tha se akuza për cilën është dënuar është serioze.
VIDEO: