Prokuroria ka bërë të ditur se është ndaluar për 48 orë e dyshuara për shkaktimin e aksidentit të trafikut në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku si pasojë vdiq një këmbësor.
E dyshuara është ndaluar për veprën penale “rrezikim i trafikut publik” (me fatalitet).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ju njoftojmë se lidhur me aksidentin që ndodhi sot në rrugën ‘Agim Ramadani’, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e të dyshuarës, për veprën penale ‘Rrezikim i trafikut publik’ (me fatalitet). E dyshuara është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48-orësh”, ka thënë për KOHËN zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.