Prokuroria Themelore në Gjilan në bashkëpunim me Policinë e Kosovës pas hetimeve disa mujore, me urdhër të prokurorit ka ndaluar të pandehurin V.M., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Tek i njëjti, në komunën e Vitisë janë sekuestruar 11 paketime substancë e dyshuar narkotike, e llojit Marihuanë me peshë prej 10 kg. 488 gr.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoU sekuestruan edhe 3 peshore dhe para në vlerë prej 1,630 euro.
Me vendim të prokurorit i pandehuri V.M., gjendet në masën e ndalimit 48 orësh dhe ndaj tij brenda afatit ligjor do të kërkohet masa e paraburgimit, njoftoi Prokuroria.