Policia ka shoqëruar në stacion policor një person në Leposaviq në mbrëmjen e të martës, pasi ai me fanellë me mbishkrime ofenduese kishte provokuar zyrtarët policorë në një pikë të derivateve.
I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“EKSPOZIMI I MATERIALIT TË TURPSHËM DHE OFENDUES - Leposaviq / 26.08.2025 – 18:30. Raportohet se njësiti policor derisa kishte qenë duke u furnizuar me derivate, aty afër veturës së tyre kishte shkuar i dyshuari mashkull shtetas serb i cili kishte pasur të veshur një bluzë me mbishkrime ofenduese apo provokuese. I dyshuari është dërguar në stacion policor, në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit, kurse i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.