Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se është ndaluar për 48 orë një person për “kanosje”. S.B dyshohet se përmes rrjeteve sociale e ka kanosur gazetarin Betim Musliu dhe redaksinë e “Betimit për Drejtësi”.
“Sipas dyshimeve fillestare, i dyshuari S.B. dyshohet se përmes rrjeteve sociale e kanosur gazetarin B.M., për shkak se në portalin ‘’Betimi për drejtësi’’ ishte publikuar monitorimi i një seance gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në të cilën ishin përfshirë familjarët e të pandehurit S.B., në një çështje penale. Prokuroria Themelore në Prishtinë, do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore ne përputhje me ligjin dhe mbetet e përkushtuar në mbrojtjen dhe garantimin e sigurisë së tyre, si dhe në respektimin e plotë të lirisë së shprehjes”, thuhet nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.
-
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për kanosje ndaj një gazetari
-
Video me armë dhe kërcënime ndaj ish-bashkëshortes, ndalohet një person në Obiliq
-
Arrestohet një person në Prishtinë për kanosje dhe rrezikim të trafikut publik
-
Një person në Prishtinë ndalohet për deklarim të rremë nën betim
-
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për kanosje të dëshmitarit të rastit “Brezovica”