Policia e Kosovës ka bërë të ditur se e ka ndaluar të martën një të dyshuar për vendosjen e një flamuri me përmbajtje nacionaliste në kishë ortodokse në Kllokot, ku ishte mbajtur një tubim.
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kllokot 23.03.2024 – 18:15. Lidhur me rastin është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se, ditë më parë kishte vendosur një flamur me përmbajtje nacionaliste në kishën Ortodokse, ku kishte qenë një tubim. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.