Dogana e Kosovës ka sekuestruar një shumë prej rreth 296 mijë euro para të padeklaruara gjatë kontrollit në pikëkalimin kufitar në Han të Elezit.
Sipas njoftimit të Doganës, paratë janë zbuluar në një automjet që ishte ndaluar për verifikim të detajuar në vijë të dytë, pasi drejtuesi kishte deklaruar se nuk posedonte asgjë për deklarim.
“Gjatë kontrollit të automjetit, janë zbuluar dhe sekuestruar një shumë prej 295,270 euro, e cila ishte e padeklaruar dhe e fshehur brenda veturës”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Shuma e parave është konfiskuar në përputhje me procedurat ligjore, ndërsa rasti është referuar për hetime të mëtejshme.