12 persona janë ndaluar në Junik për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz.
Lidhur me rastin janë sekuestruar para, 1040 euro, dhe prova të tjera.
“Prokurori i shtetit ka ndaluar 12 persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’. Gjithashtu, janë sekuestruar para kesh dhe prova tjera materiale të cilat do të shërbejnë në këtë proces penal”, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Pejë.
E Policia njoftoi se mesnatën e 12 shkurtit ka siguruar informacion se nё njё lokal në Junik, disa persona janё duke zhvilluar veprimtari tё kundërligjshme tё lojërave tё fatit.
Dymbёdhjetё personat e dyshuar pas intervistimit me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit janё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.
