Kronikë

Rryma “pezullon” gjyqin për 400 kilogramë kokainë

NDalet rryma, rifillon seanca në rastin e 400 kilogramëve kokainë

(E përditësuar 11:17) - Në Gjykatën Themelore në Prishtinë të enjten seanca për rastin e 400 kilogramëve kokainë u ndërpre dhe u shty për në orën 13:15 pas problemeve të vazhdueshme me rrymën.

Në seancën e sotme, i akuzuari Izet Sheqiri po paraqiste mbrojtjen e tij.

Ndalja e rrymës madje bllokoi një grua në derën hyrëse të objektit D të Gjykatës Themelore në Prishtinë për rreth 15 minuta. Ajo doli me ndihmën e sigurimit të gjykatës.


Gjyqi për 400 kg kokainë ndërpritet vazhdimisht shkaku i rrymës

(E përditësuar 11:10) - Seanca gjyqësore për rastin e 400 kilogramëve kokainë po shoqërohet me ndërprerje të vazhdueshme të rrymës.

Është hera e tretë që rryma u ndal në seancën ku i akuzuari Izet Sheqiri po paraqiste mbrojtjen e tij.

VIDEO:


Vjen rryma, rifillon seanca në rastin e 400 kilogramëve kokainë

Vjen rryma, rifillon seanca në rastin e 400 kilogramëve kokainë

(E përditësuar 10:50) - Ka rifilluar seanca në rastin e 400 kilogramëve kokainë pasi në sallën e gjyqit u rikthye energjia elektrike.

I akuzuar Izet Sheqiri ka vazhduar ta paraqesë mbrojtjen e tij.


Ndalja e rrymës ndërpreu seancën në rastin e 400 kilogramëve kokainë

ndalja e rrymes

(10:12) - Për shkak të ndaljes së rrymës është ndërprerë seanca gjyqësore në rastin e 400 kilogramëve kokainë. 

Gjyqtari Ngadhnjim Arrni ka thënë se seanca e cila fillimisht ishe vonuar për shkak të vonesës së sjelljes së njërit prej të akuzuarve, është shtyrë për orën 10:25.

“Kemi probleme me energjinë elektrike dhe jemi në pritje të informacioneve nga institucionet përkatëse”, është shprehur Arrni.

Si pasojë e ndaljes së rrymës janë ndërprerë edhe seancat e tjera që kanë qenë të parapara të mbahen në atë kohë. 

Gjykata Themelore në Prishtinë në dhjetor të vitit 2022 e ka dënuar me shtatë muaj burgim efektiv njërin prej të akuzuarve në këtë rast, Hyzri Sheqiri. Ai është dënuar për veprën penale “Pengim i të provuarit apo i procedurës penale”.

Sipas aktgjykimit, pas shqyrtimit të marrëveshjes së arritur mes Prokurorisë dhe avokati të të akuzuarit, Artan Çerkini për veprën penale “Pengim i të provuarit apo i procedurës penale”, gjykata aprovoi marrëveshjen dhe shpalli dënim me shtatë muaj burgim efektiv.

Pesë të akuzuarit tjerë në këtë rast, Izet Sheqiri, Faton Vrajolli, Kadri Brahimi, Kadri Sheqiri dhe Fehmi Bytyqi, u deklaruan të pafajshëm, në seancën e 21 dhjetorit.