Me 20 vjet burgim është dënuar Murat Dernjani, për veprën penale të krimeve kundër njerëzimit në Irak dhe Siri. Shpallja e aktgjykimit u bë nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Violet Namani Hajra, dhe anëtarët, gjykatësit Rrahman Beqiri e Kushtrim Shyti. Dernjanit do t’i llogaritet në dënimin e shqiptuar edhe koha e kaluar në paraburgim, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Rasti është zhvilluar me dyer të mbyllura për publikun për shkak të ndjeshmërisë së lartë të çështjes dhe mbrojtjes së të dëmtuarve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDernjani ishte dënuar edhe me 5 vjet burgim për terrorizëm më 14 janar të vitit 2019.