Policia e Kosovës ka bërë të ditur se përmes videove në rrjete sociale ka identifikuar një shofer që kishte marrë pjesë në gara ilegale të shpejtësisë dhe e ka gjobitur atë me 400 euro, 4 pikë negative dhe dhjetë muaj i është ndaluar drejtimi i mjeteve motorike.
“Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostradë” dhe në bazë të publikimit të video incizimeve në rrjetet sociale ka identifikuar shoferin që ka marrë pjesë në gara ilegale të shpejtësisë, i njëjti është gjobitur 400 €, 4 pikë negative dhe 10 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, ka njoftuar policia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo