Një person është arrestuar të enjten në Mitrovicë, pas hetimeve të zgjeruara të Policisë lidhur me rastin e dhunës në familje dhe bazuar në dyshimet për posedim të paligjshëm të armëve.
Policia me këtë rast ka realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar pesë armë të gjata, një pistoletë me katër karikatorë, 447 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas intervistimit, ndaj të dyshuarit thuhet se është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
Ndaj tij janë iniciuar raste për veprat penale "Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim i paautorizuar i armeve” dhe "Dhunë në familje".