Është arrestuar në i dyshuar pasi ka kanosur zyrtarët komunalë në Komunën e Shtimes, derisa me vete ka pasur një sëpatë.
Policia ka thënë se i dyshuari e ka dëmtuar me sëpatë kornizën e dritares së sportelit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (me probleme mendore), pasi që me sopat ka dëmtuar kornizën e dritares së sportelit dhe më pas i ka kanosur zyrtarët komunal. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.