Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Konfiskohen mbi 500 kg marihuanë në një stallë në Suharekë

Marihuanë

Foto: Ilustrim

Mbi 500 kilogramë bimë narkotike të llojit marihuanë janë gjetur dhe sekuestruar të martën në një fshat Suharekës. 

Policia ka njoftuar se vlera e kësaj peshe është rreth 750 mijë euro.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I dyshuari për këtë rast ndodhet në arrati.

“Në vendin e ngjarjes është ftuar edhe prokurori, kurse pos lëndës narkotike është gjetur edhe një granata-hedhës (mortajë dore) dhe një pushkë gjuetie. Pas peshimit të lëndëve narkotike ka rezultuar se pesha totale ishte 512 kg e 89 gr, vlerësohet se vlera e tregut është rreth 750 mijë euro. Në vend-ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar dëshmi relevante me rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kjo bimë narkotike është gjetur në një stallë në procesin e tharjes.