Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona nën dyshimin se janë marrë me shitblerje të substancave narkotike në rajonin e Prishtinës.
Operacioni i zhvilluar quhej “Lugu”, sipas njoftimit të Policisë.
Kontrolle janë kryer në tetë lokacione – shtëpi, banesa dhe objekte përcjellëse. Me urdhër të prokurorit është mbyllur edhe një lokal.
Si prova materiale janë sekuestruar: 300 gramë kokainë (vlerë rreth 18 mijë euro), mbi 13 mijë euro, 2 DVR, pesë vetura me targa vendore dhe prova të tjera.
Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.
