Kronikë

Lirohet nga akuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare ish-drejtori i Urbanizmit në Ferizaj, Grainca

Gjykata Themelore në Ferizaj ka liruar nga akuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ish-drejtorin e Urbanizimit në Ferizaj, Faik Grainca.

Ndërkohë aktakuza ndaj të pandehurit tjetër A.K., për veprën e falsifikimit të dokumentit, është refuzuar po ashtu.

“Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamentit për Krime të Rënda, shpalli aktgjykim lirues ndaj të pandehurit F.G shtetas i Republikës së Kosovës, i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohet për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), ndërsa ndaj të pandehurit A.K, shtetas i Republikës së Kosovës i cili sipas aktakuzës ka kryer veprën penale falsifikim i dokumenteve nga neni 398 paragrafi 1 te KPRK-së është refuzuar akuza, pasi prokurori i shtetit gjatë shqyrtimit gjyqësor, në fjalën përfundimtare ka heq dorë nga aktakuza. Kryetari i trupit gjykues Sahit Krasniqi, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor të dëgjimit të palëve, administrit të të gjitha provave, fjalëve përfundimtare, nuk ka gjetur se në veprimet e të pandehurit manifestohen elemente për ntë cilat akuzat, andaj të njëjtin e ka liruar nga akuza për veprën penale keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetetit zyrtar, ndërsa për të pandehurin A.K., i cili sipas aktakuzës ka kryer veprën penale falsifikim i dokumenteve është refuzuar akuza”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Grainca ishte akuzua se në gusht të vitit 2017, në cilësinë e drejtorit të Urbanizimit dhe Mjedisit në Ferizaj dhe si person përgjegjës i komisionit për shqyrtimin e planit zhvillimor komunal në rrugën “Astrit Bytyqi” në Ferizaj, ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare duke shkelur seriozisht të drejtat e personave tjerë të dëmtuarve I.H., B.H. dhe O.B., duke mos i verifikuar nënshkrimet në peticionin e qytetarëve të cilët kanë rezultuar të jenë të falsifikuara edhe pse ai kishte qenë në dijeni më herët se nënshkrimet janë të falsifikuara. Si pasojë është lejuar që rruga “Astrit Bytyqi” të mbetet banim kolektiv, edhe pse qytetarët e kësaj rruge kanë qenë për banim individual, ndërsa si rezultat i peticionit të falsifikuar Kuvendi Komunal aprovoi planin urbanistik, thuhet në njoftimin.