Një person është shoqëruar në polici pasi që ka sulmuar ekipin mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familje në Obiliq, që ishte duke i dhënë ndihmë mjekësore një personi.
Rasti ka ndodhur të martën dhe është cilësuar si “sulm ndaj personi zyrtar”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte sulmuar fizikisht ekipin mjekësor të QKMF-së përderisa ishin duke i dhënë ndihmë mjekësore një personi. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.