Policia e Kosovës ka njoftuar se në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë kanë ndaluar një 25-vjeçar të dyshuar për disa raste të vjedhjeve, i cili pastaj është liruar në procedurë të rregullt.
Sipas njoftimit të Policisë i dyshuari Sh.F. ishte në kërkim policor dhe po tentonte të largohej jashtë vendit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pas ndalimit, ekipi i hetimeve i Stacionit Policor të Prizrenit, e ka shoqëruar të dyshuarin në stacionin për intervistim. Gjatë procedurës, pas prezantimit të dëshmive të pakontestueshme, i dyshuari ka pranuar se ka kryer së paku gjashtë (6) raste të vjedhjeve gjatë vitit 2025, në markete të ndryshme brenda qytetit të Prizrenit”, thuhet në njoftim.
Të gjitha veprimet hetimore janë kryer në koordinim të vazhdueshëm me Prokurorin kujdestar nga Departamenti për Krime të Përgjithshme, i cili ka rekomanduar që pas intervistimit, i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.
Për të gjitha rastet e dyshuara, thuhet se do të procedohet me kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prizren.