Nëntë të dyshuarit për keqpërdorim të pozitës zyrtare në projektin e ndërtimit të stadiumit të Magurës në Lipjan, janë liruar nga paraburgimi të mërkurën.
Avokati i të pandehurit Xh.M., Driton Muharremi, ka thënë për KOHËN se vendimi për t’u mbrojtur në liri, është marrë nga Gjykata Supreme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjykata Supreme e Kosovës ka aprovuar kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtjes dhe të gjithë të dyshuarve ua ka ndërprerë masën e paraburgimit për t’u mbrojtur në liri. Nuk ka ndonjë masë tjetër alternative për praninë e të pandehurve në procedurë, por janë liruar për t’u mbrojtur në liri”, ka thënë ai.
KOHA ka siguruar vendimin e Gjykatës Supreme, ku thuhet se janë aprovuar si të bazuara kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë e mbrojtësve të të pandehurve, me ç’rast ndryshohet aktvendim i gjykatës Themelore në Prishtinë më datë 24 janar të këtij viti dhe aktvendimi i Gjykatës së Apelit më 31 janar.
“Të gjithë të pandehurve iu ndërpritet masa e paraburgimit sot më 15 shkurt 223 dhe të njëjtit lëshohet për t’u mbrojtur në liri”, thuhet në vendim.
Të pandehurit janë arrestuar më 23 janar në cilësinë e personave zyrtarë, si anëtarë të Komisionit teknik kanë bërë pranimin e punimeve të stadiumit të futbollit në fshatin Magurë të Lipjanit, kinse kanë kryer punime sipas kontratës së fituar nga një kompani.