Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën në Pejë ka arrestuar dy të dyshuar për një rast të grabitjes që ka ndodhur më 8 gusht, rreth orës 06:20, në rrugën “Besnik Lajqi”.
Ata thuhet se pas intrervitimit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Pas një pune intensive, me datën 27.10.2025, hetuesit rajonalë kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy persona të dyshuar, ku të njëjtit janë intervistuar nga hetuesit në prezencën e avokatëve mbrojtës dhe punëtorit të Qendrës për Punë Sociale”, thuhet në njoftim.
Kur ka ndodhur grabitja, viktima kishte deklaruar se “derisa ishte duke ecur është sulmuar nga tre persona të cilët i kanë shkaktuar lëndime trupore dhe të njëjtit ia kanë grabitur telefonin celular dhe janë larguar në drejtim të panjohur”.