Një person në Lipjan është intervistuar nga Policia e Kosovës pasi kanosi zyrtarë policorë përmes telefonit. Sipas raportit të policisë, i dyshuari, është identifikuar dhe më pas është shoqëruar në stacionin policor për intervistim.
“Raportohet se i dyshuari m/k ka kanosur zyrtarët policorë përmes telefonit. I dyshuari është sjellë në stacion dhe pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo