Një incident në vendin e punës është raportuar të shtunën në fshatin Shkabaj të Obiliqit, ku një punëtor ka mbetur i lënduar si pasojë e pakujdesisë.
Sipas Policisë, i dyshuari, shtetas i Shqipërisë, derisa ishte duke punuar afër një objekti që është në ndërtim, ka manipuluar në mënyrë të pakontrolluar me vinç, teksa po e drejtonte një kamion. Si pasojë, vinçi dyshohet se është këputur dhe ka rënë, duke e lënduar viktimën, po ashtu shtetas i Shqipërisë.
Viktima është dërguar menjëherë për tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes. I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar lidhur me rastin.
Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rrethanat e incidentit janë duke vazhduar.
-
Rrëzohet nga kati i dytë një punëtor në Fushë-Kosovë, një person dërgohet në mbajtje
-
Arrestohet një i dyshuar pas vdekjes së punëtorit në vendin e punës në Gjakovë
-
Lëndohen dy punëtorë në Leposaviq, u rrëzuan nga mjeti i punës
-
Lëndohet një punëtor në Lipjan, arrestohet një i dyshuar
-
Nga Obiliqi e deri në veri, dy policë lëndohen gjatë tentimit për të ndaluar një veturë që ju ikte