Dy persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore në një aksident trafiku të hënën në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, ku të lënduar kanë mbetur drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjeri.
Ata janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Me vendim të prokurorit, drejtuesi i veturës është dërguar në mbajtje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRasti është iniciuar si “aksident komunikacioni rrugor me lëndime të rënda”.
“Ka ndodhur aksident në trafik në mes të një veture dhe motoçiklete me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy viktimat meshkuj kosovarë drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjeri të cilët për tretman mjekësor janë dërguar QKUK. Me vendim të prokurorit drejtuesi i veturës është dërguar në mbajtje, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin policor.