Janë zbardhur detaje të reja rreth vrasjes që ndodhi në Frashër të Fierit para dy ditësh, ku një vajzë 26-vjeçare ka vrarë babanë e saj, A.R., 56 vjeç.
TopChannel ka raportuar për dinamikën e ngjarjes që ndodhi në shtëpinë e viktimës. Në momentin e krimit ishin prezentë vajza, nëna e saj (bashkëshortja e viktimës) dhe një person i identifikuar si Ç.D, 55 vjeç.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDyshohet se fillimisht vajza ka goditur babanë në organet gjenitale, dhe pasi ai ka rënë në tokë, Ç.D. e ka mbajtur nga duart ndërsa ajo e mbyti me tel. Gjithashtu, dyshohet se janë përdorur edhe mjete të forta dhe prerëse gjatë aktit.
Nëna e vajzës dyshohet se ka ndihmuar në fshehjen e gjurmëve dhe pastrimin e gjakut nga trupi i viktimës.
Krimi u zbulua falë përgjimit të telefonit, ku vajza 26-vjeçare komunikonte pas ngjarjes me bashkëpunëtorin e saj, Ç.D., me të cilin dyshohet se kishte marrëdhënie intime. Ai është i martuar dhe baba i dy fëmijëve.
Policia ka arrestuar tre të dyshuarit.