Kronikë

Kosovari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge kapet në kufi me Shqipërinë

arrestim

Një 40-vjeçar nga Kosova, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet finlandeze për trafikim të lëndëve narkotike, është arrestuar në kufi të Shqipërisë.

Gjatë kontrolleve të detajuara në hyrje të territorit shqiptar, policia ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin Sh. H., i cili po tentonte të hyjë në Shqipëri.

Verifikimet e kryera në bashkëpunim me Interpol Tiranën rezultuan se ndaj të dyshuarit, Prokuroria e Distriktit Jugor të Helsinkit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për akuzën “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Pas arrestimit, kanë nisur procedurat e mëtejshme për ekstradimin e 40-vjeçarit drejt Finlandës.