Policia e Kosovës ka konfiskuar municion dhe pajisje të ndryshme në një shtëpi të pabanuar në fshatin Padinë të Zubin-Potokut, gjatë një patrullimi të realizuar pasditen e 6 prillit.
Sipas njoftimit policor, autoritetet kanë hasur në 15 fishekë të mbushur për pushkë gjuetie, 11 fishekë të zbrazur, si dhe një makinë për mbushjen e fishekëve.
Në vendin e ngjarjes është gjetur gjithashtu një sasi baruti, diabola dhe një pjesë e një uniforme ushtarake.
Siç bëhet e ditur, nuk ka persona të dyshuar të identifikuar deri më tani, ndërsa rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjenden municion, armë e pajisje ushtarake në tri shtëpi të pabanuara në Zubin-Potok
-
Policia konfiskon armë e fishekë në dy lokacione në Zubin-Potok
-
Policia gjen armë e municion në tri lokacione në veri
-
Sekuestrohen armë, municion e uniformë ushtarake në Zubin-Potok
-
Sekuestrohet sërish armatim në një shtëpi të pabanuar në Zubin-Potok